Coca-Cola, Danone dhe Nestle janë akuzuar se kanë bërë pretendime mashtruese se shishet e tyre plastike të ujit janë “100% të ricikluara”.
Një grup i konsumatorëve dhe dy grupe mjedisore kanë lëshuar një ankesë ligjore në Komisionin Evropian për gjoja “greenwashing”.
“Greenwashing” është një term i përdorur për të përshkruar një veprim të rremë, mashtrues ose të pavërtetë ose grup pretendimesh të bëra nga një organizatë në lidhje me ndikimin pozitiv që një kompani, produkt ose shërbim ka në mjedis.
Ata argumentojnë se shishet nuk janë bërë kurrë tërësisht nga materiale të ricikluara.
BBC ka raportuar se Coca-Cola tha se pretendimet e saj për paketimin mund të vërtetohen, Nestle tha se po reduktonte përdorimin e ambalazheve plastike. Ndërsa Danone tha se po vazhdonte të investonte në infrastrukturën e riciklimit.
Kompanitë akuzohen për “greenwashing” kur markojnë diçka si më miqësore ndaj mjedisit sesa është në të vërtetë. Kjo mund të mashtrojë konsumatorët që shpresojnë të ndihmojnë planetin duke zgjedhur për te blere ato produkte.
Ankesa në Komisionin Evropian fokusohet në pretendimet e kompanive se shishet plastike njëpërdorimshe që ato furnizojnë janë ose 100% të ricikluara, ose 100% të riciklueshme.
Organizata Evropiane e Konsumatorit
këmbëngulin se shishet nuk janë bërë kurrë tërësisht nga materiale të ricikluara dhe aftësia për t’i ricikluar ato varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë infrastrukturën e disponueshme./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...