Pas ngjarjes rëndë në një nga kopshtet e Tiranës, ku edukatorja dhunoi një fëmijë 3-vjeç, Ministria e Brendshme ka reaguar duke pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë së kryeqytetit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, pas procedimit në gjendje të lirë të edukatores M.D për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve”, ka filluar hetimi ndaj tre efektivëve të policisë dhe pezullimi i tyre nga detyra.
“Në përfundim të verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, parashikuar nga neni 209 i Rregullores së Policisë së Shtetit “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë” dhe u bë pezullimi nga detyra, për punonjësit e Policisë:
Komisar R. D., me detyrë zv/shef i Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë;
Nënkomisar Y. Ç., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1;
Nënkomisar E. B., me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Sipas Ministrisë së Brendshme, aryseja e pezullimit të tre efektivëve të policisë vjen për shkak se ata nuk kishin bërë këqyrjen e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.
“Nga verifikimet paraprake të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka rezultuar se strukturat hetimore kanë kryer veprime procedurale dhe materialet i kanë referuar në Prokurori për vlerësim brenda afatit që përcakton ligji, por është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit”, thuhet më tej në njoftim.
Kanë qenë familjarët e fëmijës së dëmtuar që kanë akuzuar strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, se nuk kanë kryer veprimet e duhura ligjore.
Për këtë aryse, drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit administrativ, me qëllim verifikimin e procedurave standarde të kryera nga punonjësit e Policisë duke çuar në pezullimin e tre oficerëve të policisë./rtsh.al
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...