Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Klinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas Elezajt, rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore). Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, njoftoi Elezaj./Arbresh.info
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...