Ultrasit e Milanit po planifikojnë mikpritje të “ngrohtë” sot për Donnarumman

17:25 | 7 Nëntor 2023
KRG

Një grup i ultrasve të Milanit po përgatiten që t’i japin një rikthim jo të mirë Gianluigi Donnarummas, kur portieri të rikthehet në “San Siro” për ndeshjen e sotme.

Milani e pret sot në “San Siro” Paris Saint-Germain, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

Donnarumma, i cili erdhi nga akademia e Milanit për të bërë më pas mbi 250 paraqitje për klubin, ishte cilësuar si njëri nga portierët e rinj më të mirë në botë, para transferimit kontrovers te PSG.

Donnarumma refuzoi të nënshkruante një marrëveshje afro 150 mijë eurosh në javë me Milanin, dhe u largua si lojtar i lirë duke iu bashkuar PSG në vitin 2021 për një kontratë më të majme.

Tani, me Donnarumman që pritet sonte të luajë kundër klubit të tij të fëmijërisë, ultrasit e Milanit, “Curva Sud” po planifikojnë të hedhin para të rreme në fushë, dhe të veshin fanella me numrin 71 për shkak të tradhtisë së portierit italian, sipas “Sport Mediaset”.

Fanellat të cilat ultrasit do të i veshin janë si referencë e sistemit napolitan për të interpretuar ëndrrat në fitoren e llotarisë, që quhet Smorfia Napoletana, me numrin 71 që nënkupton “njeri pa vlera”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme