Opozita kritikon Rizvanollin për qasjen ndaj Trepçës

14:59 | 7 Nëntor 2023
E.K

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se më 2 nëntor kanë arritur marrëveshje me minatorët duke iu përgjigjur kërkesave të tyre. E njëra prej tyre siç tha ajo, ishte që pagat të ekzekutohen nga data 6 deri me datën 10, për të çka njoftoi se 92 për qind e pagave janë ekzekutuar sot. Ndërsa shtoi se, greva e mbajtur nga minatorët nuk ka qenë e organizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi në disa aspekte.

Në komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku raportoi, ministrja Rizvanolli tha se për herë të parë pas 24 vitesh ka pasur edhe raportim të rregullt, dhe prezencë të drejtorit të njësisë në veri në mbledhje të bordit.

Duke folur për gjendjen e krijuar në Trepçë, Rizvanolli tha se Qeveria Kurti ka ndarë 27 milionë euro për këtë ndërmarrje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme