Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, priti sot në takim Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili.
Në takim u bisedua për zhvillimet në sistemin financiar, punën, aktivitetet, sfidat dhe objektivat e Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe aspektet e bashkëpunimit ndërmjet legjislativit dhe institucionit bankar qendror.
Kryetari Konjufca uroi guvernatorin Ismaili për detyrën e re dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Bankës Qendrore në zbatimin e politikave monetare.
Ai po ashtu shprehu përkushtimin e Kuvendit për bashkëpunim ndërinstitucional dhe përkrahje të çdo veprimi e nisme që i kontribuon stabilitetit financiar, rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit./Arbresh.info
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?