Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e ri rezident, të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek.
Kryetari Konjufca uroi ambasadorin Mazanek për detyrën, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në ushtrimin e funksionit gjatë mandatit të tij.
Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e Çekisë në lidhje me liberalizimin e vizave dhe kërkoi vazhdimin e përkrahjes ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Ambasadori Mazanek e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi gatishmërinë e shtetit çek për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit me Kosovën.
Kryetari Konjufca dhe ambasadori Mazanek vlerësuan raportet e mira dypalëshe dhe ritheksuan vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke. /Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?