Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Fuat Oktay.
Në takim u diskutua për çështje të rëndësishme të interesit të përbashkët, bashkëpunimin ndërparlamentar, ekonomik e tregtar dhe në fushën e politikës së jashtme, si dhe u këmbyen pikëpamje rreth zhvillimeve të fundit rajonale dhe aktualiteteve në skenën ndërkombëtare.
Po ashtu biseda u fokusua në marëdhëniet e veçanta dhe miqësore, që karakterizojnë dy vendet tona, dhe u shpreh vullneti i dyanshëm për t’i intensifikuar ato në të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit.
Konjufca vlerësoi lart dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës para dhe gjatë luftës, si dhe gjatë procesit të shtetformimit, shtetndërtimit dhe anëtarësimit në institucione e organizata ndërkombëtare. Njëherësh e njoftoi z. Oktay në lidhje me punën dhe prioritetet e legjislativit, zhvillimin e gjithmbarshëm dhe sfidat e shtetit tonë në rrugëtimin integrues.
Ndërsa, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i parlamentit turk, i cili deri para pak muajsh ka shërbyer si Zëvendëspresident i Turqisë, Fuat Oktay e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe ritheksoi gatishmërinë për fuqizimin e raporteve të ndërsjella, si dhe vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij ndaj Republikës së Kosovës./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?