Kampionati spanjoll është një nga më të fortit në botë. Mjafton të shohësh skuadrat që duelojnë me njëra-tjetrën, ku Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid e shumë të tjera garojnë mes tyre në distancë. Kanë kaluar 12 javë nga starti i La Ligës për këtë sezon, por asnjë nuk e priste që kryesimin e kampionatit momentalisht të mbahej nga katalanasit e Gironas.
Me 10 fitore në 12 ndeshje, ekipi i drejtuar nga Michel po mahnit jo vetëm Spanjën, por edhe më tej. Nuk është i largët kujtimi, kur një skuadër që luftonte për mbijetesë si Leicester City triumfonte në Angli në vitin 2016 duke i dhënë një leksion botës së futbollit. Me një lojë të mirë dhe kompakte, Girona po ja del të rezistojë ndeshje pas ndeshje, me të vetmin hap fals ndaj Realit në shtëpi disa javë më parë.
Pavarësisht asaj humbje që sigurisht konsiderohet brenda normales, katalanasit duket se kanë gjetur energjitë e duhura këtë sezon. Këtë edicion Girona e nisi kampionatin me një barazim në San Sebastian ndaj Real Sociead, ndërsa më pas mori 6 fitore radhazi deri në ndalesën nga “Los Blancos”. Fitorja e fundit erdhi në Pamplona, ku Osasuna vendase nuk doli dot më pikë pavarësisht se ishin në avantazh pak pas pjesës së dytë.
Mbetet për t’u parë e ardhmja e këtij sezoni për Girona, teksa pas pak javësh do të përballet në derbin e krahinës ndaj Barcelonës në “Luis Companys”. Shumica e sportdashësve përtej gadishullit iberik e shohin Gironan me një sy shumë pozitiv dhe duan që titulli kampion të ndryshojë ngjyrat që jemi mësuar të shohim vitet e fundit.
Meqë futbolli na ka ofruar të tjera mrekulli, e meqë rasti i Leicester është ende i freskët dhe distanca gjeografike është e afërt, Girona mund të jetë emblema e këtij sezoni në futbollin spanjoll./ss
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...