Google ADS

Kërcënimet ndaj kreut të LDK-së, Haziri: Abdixhiku nuk e ka ndërprerë agjendën e tij

13:14 | 7 Nëntor 2023
E.K

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për “kërcënimet” dhe për mbrojtje e afërt policore ndaj liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Haziri u shpreh se Abdixhiku iu ka besuar vlerësimeve të organeve të shtetit,  dhe sipas tij Abdixhiku nuk e ka ndërprer punën e tij dhe policia ka kapacitetin profesional për  ta siguruar.

Haziri tha se pasiguria fizike dhe pasiguria juridike është shumë problematike dhe sipas tij, për LDK  është mjaftë shqetësuese.

“Abdixhiku iu ka besuar vlerësimeve të organeve të shtetit, dhe po sillet karshi atij vlerësimi. Nuk ka ndërprer asgjë në agjendën edhe në rutinën e tij. Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale me siguru, vetëm është rrit kujdesi i organeve të sigurisë. Pasiguri juridike dhe fizike ka në Kosovë dhe kjo është më problematike dhe na shqetëson neve si LDK”, ka thënë Haziri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme