Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

10:19 | 7 Nëntor 2023
E.K

Sot, rreth 06:20 në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka arrestuar personin A.G (M/K), i moshës 29 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Sulmi” me dënim burgimi prej 60 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme