Është arrestuar shoferi i kamionit, i cili dyshohet se ka goditur për vdekje një biçiklist në fshatin Sekiraq të Podujevës të hënën orës 12:48.
Siç bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, shoferi i kamionit ka qenë duke vozitur, nga pakujdesia ka goditur viktimën teksa ka qenë duke vozitur me biçikletë, shkruan Arbresh.info.
Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima ka ndërruar jetë në vend.
“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin transportues ( kamion) dyshohet se nga pakujdesia ka goditur biçiklistin mashkull kosovar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia./Arbresh.info/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe