Frosinone ka arritur të shënoj fitoren e radhës ndaj Empolit në kuadër të xhiros së 13-të, në Serie A, me rezultat 2-1.
Golat u realizuan nga dy shqiptar, Marvin Çuni e Arijon Ibrahimovic, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri Eusebio Di Francesco ishte shumë i lumtur me paraqitjen e tyre dhe lavdëroi paraqitjen e lojtarëve të tij.
“Sulmuesit kanë dhënë gjithmonë shumë dhe në afatgjatë janë shpërblyer. Ky është shembulli i Çunit. Edhe pse nuk është stërvitur maksimalisht gjatë ditëve të funditbe kam hedhur në fushë dhe na shpërbleu me një gol mjaft të bukur” , tha Francesco për Çunin.
Ai nuk la pa përmendur as Arijon Ibrahimovicin.
“Futbollistët duhet të reagojnë me personalitet ndaj gabimeve dhe kështu ndodhi me Ibrahimovic. Doja ta hidhja në fushë një muaj më parë, por nuk doja të rrezikoj. E shihja që rritej nga dita në ditë në stërvitje. Ka dëshirë të rritet dhe duhet të vazhdojë të punojë me të njëjtën përulësi si të javëve të fundit”, shtoi Di Francesco.
Të dy lojtarët shqiptar vijn nga gjigandi Bayern Munich, ku ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës B të gjermanëve.
“E vërtetë, që ka pak Bayern te Frosinone pasi Cuni e Ibrahimovic vijnë nga ajo familje. Çuni është një qendër sulmues, që ka dëshirë dhe ilësitë e duhura për të lëvizur në të gjithë hapësirën e fushës. Duhet të jetë brenda lojës, për të shkuar më pranë portës dhe për të shënuar më shumë. Për Ibrahimovic më duket vetja si një baba dhe po mundohem ta menaxhoj ashtu siç duhet”, përfundoi trajneri Italian.
Kujtojmë se për Muçin ky ishte goli i parë që realizoi me Frosinonen ndërsa Arijoni ka shënuar edhe disa ditë më parë në ndeshjen e kupës së Italisë ndaj Torinos./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...