Osmani vizitë të shkurtër por intenzive në Singapor

09:24 | 7 Nëntor 2023
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nisur një vizitë të shkurtër por intenzive në Singapor.

Osmani tha se vizita është e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona.

“Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona.
Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja. Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën, shkruan Presidentja në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme