Miami triumfon ndaj Lakers, Denver, Dallas e GSW vazhdojnë serinë e fitoreve

08:24 | 7 Nëntor 2023
D.H

Mbrëmë u zhvilluan shumë sfida interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Kampioni në fuqi Denveri arriti të triumfojë ndaj New Orleans Pelicans, me rezultat 134-116, shkruan Arbresh.info.

Fitorja e tretë me radhë e Denverit dhe e shtata nga tetë ndeshjet e para këtë sezon.

Padyshim më i miri për Nuggets ishte Nikola Jokic i cili luajti me triple-double, prej 35 pikë, 14 kërcime e 12 asistime.

Duel shumë i fortë dhe i ngushtë ishte ai ndërmjet Miami Heat dhe La Lakers.

Nënkampionët arritën të fitojnë ndaj Lakers me një pikë dallim, 108-107, në një ndeshje të baraspeshuar.

Jimmy Butler vazhdoi formën e shkëlqyer në NBA, luajti me 30 pikë, shtoi edhe katër kërcime e gjashtë asistime, ndërsa Bam Adebayo luajti ndeshjen më të mirë të sezonit për të deri më tani, me 22 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime.

Teksa për Lakers nuk mjaftoi paraqitja fantastike e Lebron James, 30 pikë.

Fitore arriti edhe Golden State Warriors ndaj Detroitit 120-109.

Curry shkëlqeu me 34 pikë duke dhuruar edhe katër asistime dhe shtoi dy kërcime.

Në ndeshjet tjera Bucks fitoi 129-125, Minestoa mposhti Boston Celtics 114-109.

Teksa këto janë të gjitha rezultatet e natës së mbrëmshme:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA (@nba)

/Arbresh.info/

 

Të ngjashme