Ballkani po niset për në Astana të Kazakistanit

20:05 | 6 Nëntor 2023
D.H

Ballkani të enjten luan ndeshjen e radhës ndaj Astanës në kuadër të xhiros së katërt të Uefa Conference League.

Ndeshja luhet në Astana të Kazakistanit, teksa fillon nga ora 16:30, shkruan Arbresh.info.

Para pak minutash ekipa e Ballkanit është nisur për në kryqytetin kazak.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë Ballkani, në rrjetin socail Facebook.

Kujtojmë që para dy jave Astana arriti të mposhtë Ballkanin me rezultat të ngushtë 2-1, në Prishtinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme