Google ADS

Pësoi infarkt, vdes një punëtor në vendin e punës në Gjakovë

14:07 | 6 Nëntor 2023
Arbresh

Sot rreth orës 11:20 një person ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në në afërsi të liqenit të Radoniqit.

Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Gjakovë, ku ka vdekur si pasojë e një çrregullimi fizik, shkruan Arbresh.info.

Personeli mjekësor ka theksuar se viktima ka pësuar infarkt.

“Sot rreth orës 11:20 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore pas një çrregullimi fizik të ndodhur në afërsi të liqenit të Radoniqit, ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë (sipas personelit mjekësor viktima ka pësuar infarkt)”, ka thënë Elezi.

Tutje ka shtuar se: “Lidhur me ngjarjen policia ka kryer procedurat e nevojshme si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, ku me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme