Google ADS

Tomë Gashi për deklaratat e Dedajt në Speciale: Me rrena nuk mbrohet UÇK-ja

13:53 | 6 Nëntor 2023
Arbresh

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, po vazhdon dëshminë në Hagë në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Lidhur me deklaratat e tij ka bërë një reagim, avokati Tomë Gashi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan Arbresh.info.

Gashi ka komentuar deklaratat e Dedajt duke i quajtuar rrena, tutje ka shtuar se deklaratat e tij po i dëmtojnë udhëheqësit e UÇK-së në Hagë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Me rrena nuk mbrohet UÇK-ja! Me rrejt hapur ne Gjykate Speciale i demton shume udheheqesit e UÇK-se! Me rrejt shume i demton aq shume udheheqesit e UÇK-se sa qe me vone dikush mund te thote ‘jaaa nuk kam qene vetja ne ate kohe…’! Keshtu eshte kur servilet tenton me i ble me lek te shtetit, e me i avancu me poste shteterore, per 22 vite. E ata, kinse duke ju mbrojtur, ne te vertete ju sharrojne me shume se qe e ka bere ndonje person i cili gabimisht ka mundur te goditet me naj stupc, ne situata te pasqaruara, para 25 viteve! Nese doni ta ndihmoni UÇK-ne, tregoni se nga kush moret leje per te shkuar ne zona te luftes dhe per keto dyshime, ndodhi cka ndodhi, no big deal! Mos rreni ne Gjykate se i moret ne qafe kinse duke i mbrojtur! Per shkakun tuaj, qe haptazi po rreni, Gjykata nuk do t’iu besoje as deshmitareve qe do ta tregojne te verteten! Me rrena nuk mbrohet UÇK-ja!

Të ngjashme