Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë Liburn Aliu do të vizitojnë disa dyqane në Prishtinë gjatë ditës së sotme.
Kjo për faktin për të promovuar zvogëlimin e qeseve të plastikës.
“Ju ftojmë të ndiqni vizitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti dhe të Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures, Z. Liburn Aliu, në disa nga dyqanet në qendër të Prishtinës, me qëllim promovimin e praktikës për zvogëlimin e qeseve të plastikës tek qytetarët e Republikës së Kosovës’’, thuhet në njoftim.
Kjo është agjenda:
11:30 – 11:40: Takimi para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës
11:40 – 12:00: Vizitë dhe bashkëbisedim me konsumatorët dhe pronarët në dyqanet në afërsi (Viva Fresh, Maxi)
12:00 – 12:15: Prononcim për media mbi udhëzimin administrativ dhe specifikat/këshillat për qytetarë dhe përfaqësuesit e bizneseve (brenda hapësirave të marketeve)./Arbresh.info/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...