Google ADS

SHBA vendos një nëndetëse bërthamore në Lindjen e Mesme

07:35 | 6 Nëntor 2023
A Z

SHBA ka shfaqur “muskujt” e saj në Mesdhe, duke vendosur një nëndetëse, një mesazh parandalimi i drejtuar qartë ndaj kundërshtarëve rajonalë ndërsa administrata Biden përpiqet të shmangë një konflikt më të gjerë rajonal në mes të luftës Izrael-Hamas, që ka nisur që prej fillimit të Tetorit.

Komanda e ushtrisë amerikane njoftoi përmes platformës së mesazheve X se një nëndetëse bërthamore e klasit Ohio është vendosur në zonën e saj të përgjegjësisë, e cila shtrihet nga Afrika verilindore përmes Lindjes së Mesme në Azinë qendrore dhe jugore, raportojnë mediat e huaja.

Mesazhi vjen dy ditë pasi Marina njoftoi se dy grupe sulmuese, Gerald Ford dhe Dwight Eisenhower, lëshuan avionë dhe praktikuan mbrojtjen raketore gjatë një stërvitjeje tre-ditore në Mesdhe.

Njoftimi vjen ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ka mbajtur një sërë takimesh me partnerët amerikanë në Lindjen e Mesme. Në një udhëtim të stuhishëm, Blinken ka vizituar Turqinë, Irakun, Izraelin, Bregun Perëndimor, Jordaninë dhe Qipron./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme