Shoferi 21-vjeçar Jorgaq Thëngjilli, që përplasi dy këmbësorë në trotuar pranë Kryeministrisë, është arrestuar nga policia.
I riu, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 21-vjeçari iu nënshtruar edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ.
Jorgaq Thëngjilli ishte gjobitur më 23 Korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.
21-vjeçari sot përplasi me makinë dy këmbësorë (D.K. dhe K.D.) në trotuar pranë godinës së Kryeministrisë. Këta të fundit u dërguan në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. I riu, nën drejtimin e automjetit Mercedes-Benz me targa AA 528 PY, humbi kontrollin e mjetit dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë dhe përfundoi mbi trotuar. /tvklan.al
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...