Google ADS

Fillon asfaltimi i rrugës “Malush Kosova” në kryeqytet

22:20 | 5 Nëntor 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i rrugës “Malush Kosova” në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se janë duke u asfaltuar rrugë vazhdimisht në mënyrë që Prishtina rë ketë infrastrukturë të mirë rrugore, shkruan Arbresh.info.

“Filluam me asfaltimin e rrugës “Malush Kosova” e cila gjendet në kryqëzimin mes rrugëve “Jim Xhema” dhe “B”. Jemi duke asfaltuar rrugë vazhdimisht në mënyrë që Prishtina të ketë infrastrukturë të mirë rrugore.”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme