Google ADS

Konjufca: Drejtësia për Astritin do ta shënojë fitoren dhe reformimin e shumëpritur të sistemit të drejtësisë

21:55 | 5 Nëntor 2023
E.G

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në 7 vjetorin e vdekjes së aktivitstit, Astrit Dehari ka thënë se përpjekja për drejtësi nuk do të ndalojë.

Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca tha se drejtësia për Astritin do të shënojë fitoren dhe reformimin e shumëpritur të sistemit të drjetësisë, shkruan Arbresh.info.

“Vrasja e tij dëshmoi në mënyrë flagrante masën e padrejtësisë që prodhuan institucionet tona, kurse sistemi ynë i drejtësisë duke e lënë akoma të mbuluar krimin e kobshëm zbulon në mënyrë të përsëritur ngecjen në një të shkuar të errët dhe të dyshimtë. Përpjekja jonë për drejtësi nuk do të ndalojë. Drejtësia për Astritin do ta shënojë fitoren dhe reformimin e shumëpritur të sistemit të drejtësisë.”, shkroi Konjufca.

Ndër të tjera, kryeparlamentari Konjufca u shpreh se jeta, veprimtaria, idealizmi, guximi dhe të gjitha virtytet e aktivistit politik të pashoqë u sublimuan në emrin e Astrit Deharit.

“7 vite qëkur drejtësia s’po e gjen vetveten. Jeta, veprimtaria, idealizmi, guximi dhe të gjitha virtytet e aktivistit politik të pashoqë u sublimuan në emrin e Astrit Deharit. Aty do të cilësohet gjithnjë vlera e përpjekjeve tona si shtet i dinjitetit dhe shoqëri e emancipimit”, shkroi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme