Google ADS

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Llapit përfundon në paqe

21:16 | 5 Nëntor 2023
D.H

Prishtina dhe Llapi kanë ndarë pikët në sfidën derbi të javës në Superligën e Kosovës në Futboll, ndeshja u përmbyll me rezultat 2-2.

Prishtina e nisi më mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 27-të, përmes Blesas nga pika e bardhë, shkruan Arbresh.info.

Por pjesa e dytë nuk filloi mirë për kryeqytetasit, pasi me të filluar akti i dytë mbete pa një lojtarë në fushë, Muhamed Useini u ndëshkua me karton të kuq.

Llapi shfrytëzoi avantazhin e lojtarëve në fushë dhe shënoi dy herë brenda 14 minutave për të marrë epërsinë, Muhameti Hyseni shënoi dy golat në minutën e 54-të dhe 68-të.

Por Prishtina nuk vonoi shumë dhe vetëm pas gjashtë minutave gjeti barazimin, sërish realizator Blesa.

Pas 13 xhirosh, Llapi gjendet në vendin e tretë me 22 pikë, kurse Prishtina është e pesta me 17 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme