Erërat e forta të cilat kanë goditur Kosovën të dielën e 5 nëntorit kanë shkaktuar dëme në disa qytete.
Dëme janë shkaktuar edhe në shkollën “Shaban Idrizi” në Zhabër të Mitrovicës, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e kësaj shkolle, Drita Kadriu duke thënë kanë intervenuar policia dhe zjarrfikësit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kadiu bëi të ditur se nesër nuk do të mbahet mësim në këtë shkollë.
“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar, Për arsye se erërat e forta e kanë hequr pjesën më të madhe të kulmit të shkollës, ju njoftojmë se mësimi nesër nuk do të zhvillohet. Për hapat e mëtejme do të ju njoftojmë me kohë përmes menaxhimentit të shkollës”, tha ajo.
“E falënderoj policinë e Kosovës si dhe zjarrfikësit për intervenimin e tyre. Gjithashtu e falënderoj edhe sekretarin e shkollës dhe stafin teknik që me përkushtim profesional në këto situata të vështira për shkollën ishin në shkollë në krye të detyrës”, tha Kadriku.
Dëme janë shkaktuar edhe në Komunën e Prishtinën.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se ekipet përkatëse kanë dalë në terren për të bërë sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër.
Komuna ka këshilluar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
LEXO EDHE:
Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë, komuna bën thirrje të shmangen lëvizjet e panevojshme
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...