Peja ka arritur të shënoj fitoren e radhës, kësaj radhe ‘viktima’ e pejanëve ishte Bashkimi i Prizrenit.
Shqiponjat arritën fitore me rezultat 91-83, shkruan Arbresh.info.
Për Pejën kjo ishte fitorja e shtatë me radhë, në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Justin Davis vazhdon shkëlqimin me Pejën ku edhe sot ishte në meritore në këtë fitore, me 28 pikë, kërcime dhe gjashtë asistime.
Lojë të mirë bëri edhe Jay Jay Chandler, që realizoi 21 pikë.
Kurse për prizrenasit Umipig luajti me 29 pikë, kurse Lozoya arriti shifrën e 24 pikëve ku shtoi edhe shtatë kërcime e pesë asistime.
Peja mbetet e paprekshme me shtatë fitore në shtatë ndeshje, teksa për Bashkimin kjo është humbja e katërt, pas shtatë ndeshjeve./Arbresh.info/
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...