Google ADS

Arsenal mbështet Artetën, pas komenteve të trajnerit për gjyqtarët

16:31 | 5 Nëntor 2023
D.H

Arsenal ka humbur sfidën e ditës së djeshme ndaj Newcastle Unitedit me rezultat 1-0.

Pas ndeshjes Arteta ka reaguar rreth golit të ‘laraskave’, goli i cili morrin vëmendjet në të gjithë botën e sportit, shkruan Arbresh.info.

“Nëse ishte një skuadër e meritonte fitoren sot, ishte Arsenali. I turpëruar për atë që ndodhi sot – se si u pranua goli, në Ligën Premier – në këtë ligë që themi se është më e mira në botë”, ka deklaruar Arteta.

Teksa gjatë ditës së sotme klubi i Arsenalit ka lëshuar një reagim duke i dal në mbrojtje timonierit të Arsenalit.

“Klubi i Futbollit Arsenal mbështet me gjithë zemër komentet e Mikel Artetas pas ndeshjes, pas gabimeve akoma më të papranueshme të arbitrave dhe VAR-it të shtunën në mbrëmje”, thuhet në fillim të komunikatës së Arsenalit.

Më tutje, ata shpresin respektin dhe lavdatat që kanë për Premier League..

“Premier League është liga më e mirë në botë me lojtarët, trajnerët dhe mbështetësit më të mirë, të cilët të gjithë meritojnë më mirë. PGMOL duhet urgjentisht të adresojë standardin e referimit dhe të përqendrohet në veprimin që na shtyn të gjithëve nga analiza retrospektive, shpjegimet e tentuara dhe faljet”, vazhdojnë ata.

Arsenal vazhdon të mbështesë përpjekjet e gjyqtarëve, që punojnë për më të mirën e Premier Leagues.

“Ne mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të Shefit të Arbitrave, Howard Webb dhe do të mirëpresim të punojmë së bashku për të arritur standardet e gjyqtarëve të klasit botëror që kërkon liga jonë”, përfundon reagimi i tyre.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që skuadra e Arsenalit po dëmtohet vitet e fundit nga gjyqtarët e Premier Leagues, ani pse është në funksion sistemi VAR./Arbresh.info/

Të ngjashme