Është dorëzuar 35-vjeçari turk i armatosur që mbante peng fëmijën e tij në aeroportin e Hamburgut.
Burri ka mbajtur peng në makinën e tij për mbi 15 orë vajzën e tij 4-vjeçare, por ngjarja ka përfunduar pak më parë dhe 35-vjeçari është arrestuar.
Policia po negocionte gjithë këto orë me 35-vjeçarin me psikologë specialistë.
Në fakt, zyrtarët gjermanë paralajmëruan se aeroporti do të qëndrojë i mbyllur për ngritje dhe ulje deri në përfundimin e situatës së pengjeve.
Sipas mediave gjermane, 35-vjeçari është me origjinë turke dhe dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje me nënën e fëmijës për kujdestarinë dhe pasditen e së shtunës ka rrëmbyer vogëlushen.
Bild raportoi se burri donte të udhëtonte me të në Turqi me avion.
Nëna kishte lajmëruar më herët policinë, duke denoncuar rrëmbimin e fëmijës. Burri qëlloi dy të shtëna në ajër, tha një zëdhënës i policisë federale. Trafiku ajror në aeroportin e Hamburgut u pezullua menjëherë, ndërsa terminalet u mbyllën dhe dhjetëra fluturime u anuluan./abcnews.al
Ushqimet e pasura me vitaminat e rinisë
Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për zëvendës-sekretarin e...
Bie fuqia e uraganit Milton në stuhi të kategorisë tre – flo...
“Zemra më thotë të luaj për Gjermaninë” – Brajan Gruda i mby...
Një portokall në ditë – Shtatë përfitime për organizmin
Vizita e Erdoganit në Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë anuloi se...