Google ADS

Moti për javën e ardhshme kryesisht me diell dhe vranësira

14:50 | 5 Nëntor 2023
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të ketë kryesisht me mot me diell dhe vranësira.

Përveç ditës së mërkure, ku vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu

E hëne- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius.

E marte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius..

E enjte-Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius./Arbresh.info/

Të ngjashme