Mbi një orë ka zgjatur takimi që Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor.
Një zëdhënës i Abbas tha se presidenti i Autoritetit Palestinez i kishte thënë Blinken se duhet të kishte një “armëpushim të menjëhershëm” dhe të dy folën për fluksin e ndihmave humanitare në Gaza.
Ndërkohë, diplomati i lartë amerikan riafirmoi angazhimin e vendit për ofrimin e ndihmës jetike dhe rifillimin e shërbimeve thelbësore në Gaza, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Ai gjithashtu e bëri të qartë se palestinezët nuk duhet të zhvendosen me forcë. Të dy “diskutuan përpjekjet për të rivendosur qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor”, tha Miller, “duke përfshirë nevojën për t’i dhënë fund dhunës ekstremiste kundër palestinezëve dhe për t’i mbajtur përgjegjësit përgjegjës”.
Është hera e parë që sekretari amerikan i shtetit viziton Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i luftës më 7 tetor, i shkaktuar nga një sulm i përgjakshëm i Hamasit në tokën izraelite, pas disa vizitave në Izrael dhe Jordani.
Blinken u largua sot pak pas orës 13:30 nga Tel Avivi për të vizituar Turqinë pasi Ministria e Jashtme turke konfirmoi vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit më 5 dhe 6 nëntor në Ankara./abcnews.al
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...