Aeroporti i Hamburgut vazhdon të jetë i mbyllur edhe të dielën, kanë thënë autoritetet, pasi policia po e heton një situatë potenciale të marrjes peng të një fëmije.
Aeroporti është mbyllur për të gjitha uljet dhe nisjet në mbrëmjen e së shtunës, pasi policia i ka rritur përforcimet në aeroport, për të hetuar më shumë rreth një burri që ka vozitur përtej ndalesës së aeroportit me një fëmijë.
Një zëdhënës policor ka thënë se makina me burrin 35-vjeçar dhe një vajzë katërvjeçare është parkuar nën aeroplan.
“Operacioni vazhdon. Negociatorët tanë janë në kontakt me personin në makinë”, ka thënë policia të dielën.
Sipas policisë, zyrtarët janë duke komunikuar më burrin në gjuhën turke, me ndihmën e një përkthyesi.
Policia ka thënë se nëna e fëmijës u ka thënë zyrtarëve se babai i vajzës ka qenë në kontakt me të.
Policia nuk i ka konfirmuar deklaratat e mëhershme se burri ka qenë i armatosur dhe ka gjuajtur me armë zjarri.
Autoritetet në Hamburg kanë thënë se 286 fluturime me rreth 34.500 pasagjerë janë shtyrë për të dielën./rel
Ushqimet e pasura me vitaminat e rinisë
Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për zëvendës-sekretarin e...
Bie fuqia e uraganit Milton në stuhi të kategorisë tre – flo...
“Zemra më thotë të luaj për Gjermaninë” – Brajan Gruda i mby...
Një portokall në ditë – Shtatë përfitime për organizmin
Vizita e Erdoganit në Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë anuloi se...