Tri vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Musliu: Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj

08:51 | 5 Nëntor 2023
K.B

Sot bëhen tri vite prej kur Dhomat e Specializuara në Hagë bënë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës( PDK), Ganimete Musliu tha se kjo gjykatë u themelua për t’i zbardhë pretendimet e Dick Martit e jo për qerime hesapesh personale e politike.

“Gjykata speciale u themelua për ti zbardhë pretendimet e Dick Martit e jo për qerime hesapesh personale e politike”, shkruan Musliu.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputetja ka shoqëruar reagimin e saj edhe me një thënje të urtë.Një thënje e urtë thotë:

“Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj”, shkruan ajo.

Tutje, Musliu shkruan se Kosova sot në mungesën e këtyre luanëve po sulmohet çdo ditë nga armiku

“Kosova sot në mungesën e këtyre luanëve po sulmohet çdo ditë nga qentë armikut. Liri për çlirimtarët’, përfundon Musliu./Arbresh.info/

Të ngjashme