Pep Guardiola ishte i impresionuar nga performanca e Bernardo Silvës në përballjen e Manchester City ndaj Bournemouthit. Lojtari portugez shënoi dy herë në këtë sfidë, ku u shfaq në nivelin më të lartë.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai shënoi dy gola të mrekullueshëm. Lëvizja në golin e dytë më kujtoi Messin. Messi e ka bërë këtë shumë herë. Të gjithë janë të lumtur që e kemi këtu”, u shpreh Pep për mikrofonat e BBC-së.
Trajneri spanjoll shpjegoi pse e largoi Haalandin në pjesën e parë.
“Ai e ndrydhi kyçin e këmbës dhe nuk donim të rrezikonim. Ai nuk ndihej rehat. Ndoshta do të kthehem të martën ose të dielën”, ka theksuar spanjolli./SS
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...