Erling Haaland u zëvendësua në pjesën e parë pasi norvegjezi pësoi një lëndim gjatë përballjes së Manchester Cityt kundër Bournemouth.
Pavarësisht fitores me rezultat 6-1 ndaj Bournemouth në Ligën Premier të shtunën, lëndimi i Erling Haaland la një shije të hidhur për “Qytetarët” pasi ai çaloi jashtë fushës në pjesën e parë pas një përplasje me lojtarin kundërshtar.
Pas ndeshjes, bashkëlojtari i Haaland, Nathan Ake, tha për Match of the Day se ai nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për gjendjen e sulmuesit, por ai shpresonte që lëndimi të mos ishte shumë serioz.
Pep Guardiola më pas dha një përditësim mbi statusin e lëndimit të tij, ku pranoi se ai mund të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mesjavë.
“Pati një lëndim në kyçin e këmbës, ne nuk donim të rrezikonim me të pasi nuk ndihej rehat. Ai do të kthehet ndoshta të martën, ose të dielën”, ka thënë shkurtimisht tekniku spanjoll pas ndeshjes.
Blerja e re e “Qytetarëve”, Jeremy Doku, pati një paraqitje mbresëlënëse kundër Bournemouth duke thyer dy rekorde në Ligën Premier.
Me katër asistime dhe një gol në emër të tij, belgu u bë lojtari më i ri në historinë e Ligës Premier që ka kontribuar në pesë gola në një ndeshje të vetmë. Ai gjithashtu u bë lojtari më i ri në histori të ligës që asiston në katër gola në një ndeshje të vetme.
Me tri fitore nga tri ndeshjet e para në fazën e grupeve të Ligsë së Kampionëve, Guardiola mund të ndihet rehat të luajë me Young Boys pa llogaritur shërbimet e Haaland./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...