Në Prishtinë u shënua 33-vjetori i themelimit të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Kjo parti u krijua më 4 nëntor 1990, në rrethana shumë të vështira në atë kohë për Kosovën.
Partia Shqiptare Demokristiane festoi 33-vjetorin e themelimit. Kjo parti ndër vite kontribuoi për Kosovën dhe çështjen e saj.
Kryetari i PSHDK-së, Zef Morina, tha se rrugëtimi i partisë përgjatë viteve të ekzistencës, ka qenë sfidues pasi partia u themelua në kohën më të vështirë gjatë okupimit serb.
Përveç sfidues, kontributi i kësaj partie sipas të pranishmëve, ishte i madh dhe vendimtar në histori, si domosdoshmëri kombëtare te ekzistencës se popullit shqiptar të Kosovës.
Në festimin e 33-vjetorit të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës u ndanë edhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan përgjatë viteve të ekzistencës së kësaj partie.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...