Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është zotuar të shtunën se pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të trajtohen me prioritet në spitalet e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorit të ShSKUK-së Elvir Azizi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, përmes së cilës personelit policorë dhe rekrutëve do të iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në ShSKUK dhe në të gjitha Spitalet Rajonale.
Sipas Sveçles, kjo marrëveshje ka i ka dhënë rëndësi të veçantë edhe shëndetit të zyrtarëve gra në Polici të Kosovës, përmes kontrolleve specifike.
“Në këtë marrëveshje që ka në fokus dhënien e shërbimeve me prioritizim për personelin policorë i është dhënë rëndësi e veçantë dhe shëndetit të gruas në Policinë e Kosovës, përmes kryerjes së kontrolleve në zbulimin e hershëm të sëmundjeve si kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës, analizave specifike hormonale etj. Zbatueshmëria e kësaj marrëveshje do të garantohet përmes zyrtarëve policor që do të vendosen si pika referuese për zyrtarët policor në ShSKUK dhe spitale rajonale”
Sevçla ka përfunduar duke e falënderuar ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për gatishmërinë në shërbim të të gjithë rekrutëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
“Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për gatishmërinë në shërbim të të gjithë rekrutëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës”, përfundoi Sveçla./Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?