Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik.
Përmes një postimi në Facebook, Vuçiq ka shkruar se Serbia do të jetë gjithmonë me Republikën Sërpska.
“Serbia do të jetë gjithmonë me Sërpska, dhe unë besoj se Sërpska do të jetë me Serbinë”, ka shkruar Vuçiq.
Ndryshe, Dodik para disa dite ka deklaruar se në vitet e ardhshme do të ketë një ekuilibër të ri të fuqisë në botë, kështu që siç pretendon ai, serbët në Ballkan duhet të marrin avantazhin e kësaj për të krijuar diçka të ngjashme me një “Serbi të madhe”./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit