Vie reagimi i Fahri Musliut pas raportimeve se Vuçiq mund të jetë i biri i tij

16:14 | 4 Nëntor 2023
KRG

Gazetari i pensionuar, Fahri Musliu ka reaguar pas raportimit të mediave serbe dhe reagimit të presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq.

Vuçiq kishte reaguar me një video në rrjetet sociale se nuk është i biri i gazetarit kosovar dhe se ndihet krenar me babain e tij, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa sot, Musliu vendosi të reagoi me anë të një postimi në Facebook.

“Njerëzit që merren me jetën e tjerëve, me thashetheme,  trillime e shpifje –  dëshmojnë se nuk kanë jetë të vetën, edukatë, kulturë e as  identitet personal.

Ata janë të mjer dhe për keqardhje”, ka shkruar Musliu.

Më herët, Musliu kishte treguar se nënë e Vuçiqit e kishte kolege në Radio Televizionin e Serbisë, Andelina Vuçiq.

“Nuk e njoh Aleksandar Vuçiç. E ëma e tij ishte kolegia ime, por mes nesh nuk ka pasur asgjë më shumë përveç faktit se punonim së bashku. Deklarata të tilla janë vetëm spekulime”- kishte thënë Musliu. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme