Google ADS

Vela ironizon me Vuçiqin, i kërkon ta bëjë testin e ADN-së bashkë me Fahri Musliun

15:58 | 4 Nëntor 2023
E.K

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka ironizuar sot lidhur me një paraqitje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili thekson se babai i tij është Angjellko.

Vela e ka ngacmuar sot presidentin serb, pasi Vuçiq ka publikuar një video në Instagram, ku shihet bashkë me babain e tij, e ku iu jep përgjigje edhe raportimeve të shumta nëpër media.

“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, ka shkruar Vela.

Ndryshe, vet Vuçiq, gjatë një emisioni në Serbi kishte deklaruar se “Musliu nuk është babai im, babai im është Angjellko”./Arbresh.info

Të ngjashme