Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë kryer sulme ajrore të shtunën përgjatë kufirin me Libanin, pasi grupi militant Hezbollah ka kryer sulme në caqet ushtarake izraelite.
Përshkallëzimi është raportuar një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka thënë se grupi i tij i fuqishëm tashmë është përfshirë në luftimet e pashembullta përgjatë kufirit Liban-Izrael.
Ai ka kërcënuar me përshkallëzim të mëtejmë nëse Izraeli e intensifikon luftën në Gazë me grupin militant Hamas, i cili është aleat i Hezbollahut.
Nasrallah ka thënë se Hezbollahu është i përgatitur për të gjitha mundësitë.
Hezbollah ka thënë përmes një deklarate se luftëtarët e tij kanë sulmuar të paktën gjashtë pika izraelite në kufi, duke thënë se janë përdorur “raketa dhe armë të mjaftueshme”.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, në anën tjetër, ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë, tanket dhe artileria kanë gjuajtur drejt burimeve të sulmit në anën e Libanit dhe i kanë shënjestruar depotë e armëve dhe infrastrukturën e Hezbollahut.
Shkëmbimi i zjarrit mes dy palëve ka nisur pas sulmeve të Hamasit në tokën izraelite më 7 tetor, duke i lënë të vdekur mbi 1.400 civilë.
Qysh atëherë, Izraeli i ka nisur sulmet në Gazë, të cilat i kanë lënë të vdekur mbi 9.000 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Kjo shifër nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur./REL
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...