Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në inaugurimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë. Ai me këtë rast tha se sot shënohet një hap i rëndësishëm për hekurudhat e Kosovës.
“Sot po e shënojmë një çast vendimtar për hekurudhën në Republikën e Kosovës. Po e rindërtojmë linjën 10 që e lidhë Hanin e Elezit me Fushë Kosovën. Po hapim, në veçanti, dy tunele: njëri me gjatësi 262 metra dhe tjetri me gjatësi 122 m.,që kanë qenë të shembur tërësisht”, tha kryeministri Kurti.
Ai, më tej bëri të ditur se rreth 165 milionë euro është vlera e punimeve vetëm në segmentin e linjës 10, nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në Fushë Kosovë, ndërsa mbi 200 milionë euro është vlera e punimeve që planifikohet në segmentin nga Fushë Kosova në Mitrovicë e nga Mitrovica në kufirin verior të Republikës së Kosovës.
“I jemi mirënjohës BE-së, Bankës Evropiane për Investim dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë BE-së. Projekti i përgjithshëm parasheh 13 ura të reja dhe 7 tunele të rindërtuara sipas standardeve më të larta të transportit hekurudhor”, tha Kurti.
Sipas tij, një projekt i tillë për vite me radhë u përball me sfida e me pengesa të shumta. Ai tha se ato po tejkalohen falë vendosmërisë së drejtuesve, inxhinierëve dhe punëtorëve të hekurudhave të Kosovës, të sipërmarrjes publike InfraKos, Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Financës.
“Hekurudha është e rëndësishme se na lidhë me rajonin dhe hap shtegun e rritjes dhe zhvillimit që e synojmë, që fatkeqësisht për një kohë të gjatë u injorua, derisa u degradua”, tha ndër të tjera, kryeministri Kurti.
Ndërkaq ministrja e Ekonomisë, Arta Rizvanolli, u shpreh e gëzuar në përurimin e këtij projekti të sotëm, ngase, siç tha ajo, ndërmarrja InfraKos po shënon përmirësim në menaxhim të punëve korporatave.
E Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me rastine ceremonisë së përurimit të tuneleve 6 dhe 7, në linjën Hani i Elezit – Fushë Kosovë, tha se kjo linjë hekurudhore lidhet me korridorin 10, i cili lidhet drejtpërdrejt me portin e Selanikut./rtk
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën