Laura Fazliu e kalon edhe raundin e dytë të Kampionatit Evropian

14:26 | 4 Nëntor 2023
K.B

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka arritur ta kalojë edhe raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos.

Në Evropiani që është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës, Laura mposhti xhudisten nga Ukraina, Hrebenozhko Yuliia.

Laura, e cilia po garon në kategorinë deri në 63 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë.

Sot do të garojnë edhe Akil Gjakova dhe Loriana Kukua.

Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme