Petkoviq thotë se mbrëmë 3 kamionë me barna nga Serbia janë futur në Kosovë

13:51 | 4 Nëntor 2023
E.K

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se tre kamionë me barna janë futur në Republikën e Kosovës mbrëmë e të cilat do të shpërndahen në institucionet shëndetësore në disa zona të banuara me shumicë serbe.

Petkoviq lajmin e ka bërë të ditur përmes disa fotografive që i ka shpërndarë në Twitter.

Petkoviq thekson se lidhur me këtë janë paralajmëruar zyrtarët e BE-së.

“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, kontigjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë! Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, ka shkruar Petkoviq./Arbresh.info

Të ngjashme