Pasojat nga stuhia, 24 orët e fundit në Pogradec

13:13 | 4 Nëntor 2023
K.B

Në 24 orët e fundit ka pasur reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin e bashkisë Pogradec.

Në njësitë administrative nuk ka bllokime në lëvizjen e mjeteve në rrugë edhe pse këshillohet që lëvizja të bëhet me kujdes të shtuar për të shmangur incidentet si pasojë e lagështirës.

Njoftimi i plotë:

Ka pasur probleme në fshatin Mëmlisht të Njësisë Udënisht, ku aktualisht po punohet nga ndërmarrja e punëve publike për zhbllokimin dhe zëvendësimin e tubacionve kulluese dhe zhbllokimin e rrjedhës së përroit të fshatit pranë aksit nacional Pogradec-Lin.

Problematika me inertet në rrugë paraqiten edhe në Vërdovë pranë lagjes së “Fonderisë” ku do të nisë ndërhyrja për të përmirësuar situatën.

Në 80% të fshatrave nuk ka pasur shkëputje të energjisë elektrike, ndërkohë që është rikthyer energjia në Njësinë Çerravë dhe Dardhas të cilat furnizohen nga fidrat e Maliqit, punonjësit e OSHEE janë ende në terren për çdo problemartikë të lindur.

Në qytet nuk ka pasur problematika deri më tani, megjithatë punonjësit janë të gjithë në gatishmëri të plotë./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme