Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Prishtinë – Ferizaj, ku vdiq një person, njëri nga të lënduarit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në një postimi në Facebook, QKUK ka njoftuar se i njejti është dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror.
Ndërsa, dy të aksidentuarit të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirugjisë Torakale dhe tjetri në atë të Neurokirugjisë.
“Pas orës një, të mesnatës, 5 persona kanë kërkuar trajtim emergjent mjekësor, në kuadër të Klinikës Emergjente, në QKUK, si pasojë e aksidentit në trafik.Ekipet mjekësore në përbërje të mjekëve emergjent, mjekëve të klinikave tjera dhe të infermierëve menjëherë kanë ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Edhe përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, njëri nga të aksidentuarit që ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Një tjetër i aksidentuar vazhdon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Mjekimin Intensiv Qendror-QKUK. Dy të aksidentuar të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torkale dhe tjetri në atë të Neurokirurgjisë. Një person pas ndihmës dhe trajtimit emergjent mjekësor është liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Një person ka mbetur i vdekur, dhe katër të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti për Arbresh.info bëri të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në Veternik, një i vdekur dhe katër të lënduar
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...