Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, po vazhdon paraqitjen tij të parë Isni Kilaj, ish-komandanti i UÇK-së, njëherësh ish-kryetar i Malishevës.
Ndërsa avokati mbrojtës, Iam Eduards, tha se akuzat e Prokurorisë janë të pabazuara ndaj Kilajt.
Avokati mbrojtës i Kilajt tha se ka parasysh mocionin e Prokurorisë, i cili thotë se ai duhet të mbahet i ndaluar duke propozuar që të paraqitet në fund të ditës së sotme që të keni parashtrimin përpara se të vendoset që Kilaj të vazhdojë të mbahet i ndaluar apo të lirohet (vendim që merret të hënën v.j.), derisa kërkoi që të mos merret vendim pa marrë vështrimin e palës mbrojtëse, raporton RTKLive.
“Parashtrimet janë më të hollësishme, sesa gjithçka tjetër që mund të thosha sot përpara jush”, tha avokati mbrojtës, Iam Eduards.
Megjithatë ai bëri dy parashtrime për të kuptuar, derisa sqaroi se sot nuk ka aktakuzë dhe deklarim apo vetë-deklarim të palës së akuzuar, duke shfaqur dyshimin se por të paraqitur aktakuza mund të kalojnë shumë-shumë muaj.
“Ai do të vazhdojë të jetë në situatë të cenueshme larg nga shtëpia e tij. Ai duhet të presë derisa Prokuroria t’i përfundojë hetimet e veta dhe pastaj të hartojë aktakuzën, derisa ai nuk mund të bëjë asgjë ta detyrojë Prokurorinë ta përshpejtojë këtë proces “, tha avokati mbrojtës i Kilajt, derisa shtoi se po të kishte aktakuzë, ai do të deklarohej si i pafajshëm.
Tutje, avokati mbrojtës tha se Kilaj është plotësisht i gatshëm të bashkëpunojë me këtë trup gjykues, teksa shtoi se akuzat e Prokurorisë janë të pabazuara ndaj Isni Kilajt.
Kilaj: Jam në dijeni për arsyet e arrestimit nga Prokuroria e DHSK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, po vazhduar paraqitjen tij të parë, Isni Kilaj, ish-komandanti i UÇK-së, njëherësh ish-kryetar i Malishevës. Ai tha se është në dijeni për arsyet e arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së DHSK-së.
Ndërkaq Prokurori i DHSK-së në paraqitjen e tij për arsyetimin e arrestimit të Isni Kilajt tha se shkelja e fshehtësisë së procedurës penale është një arsye e bazuar për të kuptuar që ky material do të përdoret për të hyrë në procesin drejtësisë dhe pengimin e procesit gjyqësor.
“Provat tregojnë që Kilaj është përgjegjës penalisht për të kryer qoftë vetëm apo bashkë me të tjerët, ku përfshihen pengimi i personit zyrtar ku do të kryhen detyrat zyrtare, sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelja e fshehtësisë së Procedurës në bazë të nenit 392 të Kodit Penal, i kombinuar me nenin 15/2 dhe 16/3 të Ligjit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në fjalën e Prokurorit
Isni Kilaj u përgjigj se është në dijeni për arsyet e arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së DHSK-së.
Më pastaj Gjykatësi i DHSK-së bëri të ditur të drejtat e të pandehurit në Gjykatën Speciale, ndërkohë që avokat i Kilajt është caktuar Iam Eduards.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...