Ushtria izraelite ka vendosur në objektiv xhamitë “Ali bin Ebi Talib” dhe “Al-Istijabah” në jug të Rripit të Gazës nën bllokadë.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, avionët luftarakë izraelitë goditën me një pauzë nga një orë dy xhamitë në fjalë që ndodhen në jug të Gazës.
Burimet theksojnë se xhamia “Ali bin Ebi Talib” dhe një shtëpi pranë saj janë shembur plotësisht ndërsa xhamia “Al-Istijabah” ka pësuar dëme të mëdha.
Kreu i Zyrës për media i qeverisë në Gaza, Selame Maruf në deklaratat e tij të mëparshme ka vënë në dukje se 52 xhami janë shembur plotësisht në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës ndërsa 110 xhami kanë pësuar dëme në mënyra të ndryshme./abcnews
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...
Fero tregon si e zgjodhi rastin me vajzën e tij