Zyrtarët në Evropën Perëndimore thanë se stuhia ‘Ciaran’ shkaktoi vdekjen e të paktën 14 personave gjatë tre ditëve të fundit, duke sjellë me vete erëra me shpejtësi rekord, shi të dendur, breshër dhe ndoshta një tornado.
Në Francë shpejtësia e erërave arriti nivele rekord prej 193 kilometrash në orë. Ministri francez i Energjisë tha se 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Zyrtarët në rajonin e Toskanës në Itali, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme mes problemeve të mëdha të shkaktuara nga stuhia si pemë të rrëzuara e rrugë të përmbytura. Gati 200 milimetra shi u njoftuan se kishte rënë në bregdetin veriperëndimor.
Guvernatori i Toskanës Eugenio Giani shkruante në plantformën X se gjashtë persona kishin humbur jetën si pasojë e stuhisë, mes tyre dhe një burrë 85-vjeçar që u mbyt në katin e poshtëm të shtëpisë së tij pranës Pratos, në veri të Firences.
Mediat njoftuan për erëra të forta në Francë, Belgjikë, Spanjë, Holandë dhe Gjermani, që u bënë shkak për vdekjen e disa personave.
Zyra britanike meteorologjike njoftoi se stuhia solli breshër në madhësinë e një topi tenisi në ishullin Jersey, e me gjasë shkaktoi një tornado të rrallë për rajonin.
E njëjta zyrë tha se stuhia vendosi një rekord për sa i takon presionin më të ulët barometrik të regjistruar në muajin nëntor. Meteorologët thonë se sa më i ulët të jetë presioni, aq më e fortë është stuhia./voa
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre