Stuhia “Ciaran” e cila ka përfshirë Evropën, goditi Shqipërinë këtë të premte duke shkaktuar përmbytje në disa zona dhe probleme në qarkullim.
Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se reshjet e shiut në formën e shtrëngatave do të vijojnë deri të dielën.
Për këtë arsye Policia e Shtetit ka kaluar në gadishmëri në të gjithë vendin për të menaxhuar situatën, ndërsa evidenton si zona me rrezik më të lartë: Tiranën, Lezhën, Fushë Krujën, Durrësin dhe Elbasanin.
Në gadishmëri janë edhe forcat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...