Pas protestës së mbajtur më 1 nëntor, Njësia Speciale Intervenuese (NjSI), ka paralajmëruar protestën e radhës për 7 nëntor, e cila mbahet në shenjë pakënaqësie për shtesat e propozuara.
Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për këtë NJSI do të jenë rreth 150 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Protesta e radhës e paralajmëruar për 7 nëntor, pritet të mbahet nga ora 12:00 para objektit të Qeverisë.
Ndryshe, në protestën e 1 nëntorit u shprehën pakënaqësitë lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë si dhe mospërfshirjen në shtesat tjera të parapara me ligj.
NJSI-ja në atë protestë ftoi Kryeministrin dhe Qeverinë që të ndërmarrin hapa konkret në realizimin e kërkesave të tyre.
“Kërkojmë nga ana e juaj që propozimin e dhënë për shtesat e rrezikshmërisë ta rishikoni dhe t’i merrni parasysh kërkesat tona. Presim që së shpejti të takohemi dhe së bashku t’i zgjidhim. Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, tha pjesëtari i NJSI-së.
Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti, në mledhjen e Qeverisë më 27 tetor, njoftoi se cilat do jenë pagat shtesë për secilën kategori.
“Shtesat për njësitë elitare, Njësia speciale intervenuese, Njësia për ndërhyrje të shpejtë, Njësia për mbrojte të afër janë nga 150 euro shtesë pagës bazë, 120 euro shtesë për Njësitë speciale operative K9 dhe njësinë për eksplozivët dhe deminim, pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë numrin më të madh të policëve do të marrin nga 60 euro në muaj shtesë, kurse policëve që angazhohen në sigurim të objekteve dhe ata që angazhohen në menaxhim të operacioneve do të ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, ka thënë Kurti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...